Mbërritja në finale gëzon Alban Xhaferin

Futboll

Mbërritja në finale gëzon Alban Xhaferin

Më: 14 prill 2022 Në ora: 11:54
Mbërritja në finale gëzon Alban Xhaferin

Vllaznia siguroi biletën për në finale të Kupës së Shqipërisë pas eliminimit të Partizanit.

Shkodranët u treguan më të saktë nga 11 metrat, duke mbërritur kështu një hap larg trofeut dhe pjesëmarrjes në kompeticionet europiane. Këto të fundit janë pikërisht objektivi minimal i Vllaznisë, prandaj presidenti Alban Xhaferi ka vendosur të shpërblejë ekipin pas kualifikimit të djeshëm.

Gëzimi në kampin shkodran ka qenë vërtetë i madh, aq sa vetë Xhaferi ka vendosur të dyfishojë premion për skuadrën.

Nga 10 mijë euro të menduara fillimisht, kreu i Vllaznisë do të shpërndajë 20 mijë euro. Një motivim shtesë ky për lojtarët, që të mund të rrisin entuziasmin në kampionat dhe të marrin në duart e tyre trofeun e Kupës së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat