Fondi nga Bahreini synon të blejë Milanin

Futboll

Fondi nga Bahreini synon të blejë Milanin

Më: 15 prill 2022 Në ora: 12:47
Fondi nga Bahreini synon të blejë Milanin

Sipas “L’Equipe”, kompania nga Bahreini, “Investcorp” është duke vlerësuar blerjen e klubit të Milanit  dhe të Lille-s. Kompania në fjalë, e themeluar në vitin 1982, operon kryesisht në fushën e kapitalit privat dhe menaxhon mbi 37 miliardë dollarë asete, ndërmjet pasurive të paluajtshme dhe llojeve të tjera të pasurisë private.

Interesi rreth Milanit është natyrisht shumë i madh, duke pasur parasysh vlerën e markës, por për momentin nuk duket se fondi “Elliot” po mendon për shitjen e Milanit. Shumë mund të varet nga lloji i ofertës që përfundimisht do t’iu paraqitej pronarëve aktual të klubit kuqezi, por projekti amerikan është ende në lëvizje të plotë.

Rezultatet në fushë dhe llogaritë financiare janë përmirësuar që kur familja “Singer” mori drejtimin nga Yonghong Li dhe, nuk duhet harruar, mbetet ende çështja e stadiumit për t’u zgjidhur.

Kohërat duken ende të pasigurta, por është e qartë se, edhe vetëm për të maksimizuar investimin e bërë më 2018, vështirë të hipotezohet një ndryshim tjetër pronësie përpara se të paktën të kenë filluar punimet për stadiumin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat