Zinchenko: Reali janë mbretërit e Ligës së Kampionëve

Futboll

Zinchenko: Reali janë mbretërit e Ligës së Kampionëve

Më: 16 prill 2022 Në ora: 23:29
Oleksandr Zinchenko

Oleksandr Zinchenko ka folur për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, duke i quajtur kështu kundërshtaret mbretër të atij kompeticioni.

Manchester City do të përballet me 26 prill në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Në lidhje me këtë ndeshje ka folur edhe ukrainasi Zinchenko. Ai e konsideron Real Madridin mbret të Ligës së Kampionëve.

“Ata janë mbretërit e këtij kompeticioni. Ata kanë fituar shumë Liga të Kampionëve dhe janë një nga skuadrat më të mira në botë”, tha Zinchenko.

Ai gjithashtu komentoi edhe formën e Karim Benzemas me Realin, duke thënë se momentalisht është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

“Real Madridi kanë lojtarë cilësorë, disa prej tyre janë më të mirët në botë. Për momentin Karim Benzema është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Është e pabesueshme se si shënon golat, prandaj ne do të duhet të shohim se si do ta markojmë atë”, vazhdoi ukrainasi.

Ndeshja e dytë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, më katër maj, me fillim nga ora 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat