Telashe të mëdha për Pique dhe presidentin e Federatës Spanjolle

Futboll

Telashe të mëdha për Pique dhe presidentin e Federatës Spanjolle

Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:30
Telashe të mëdha për Pique dhe presidentin e Federatës Spanjolle

Migel Galan, presidenti i Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Trajnerëve ka denoncuar ditën e sotme kapitenin e Barcelonës Pique si dhe presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales lidhur me akuzën e korrupsionit mes palëve.

Ky denoncim është kryer zyrtarisht nga ana e Galan në Gjykatën Spanjolle të Antikorrupsionit, ku janë paraqitur faktet e mbledhura në dëm të dy kryesorëve të ngjarjes.

Në akuzën zyrtare është cituar se Pique është paguar nga ana e presidentit të Federatës Spanjolle më një shumë prej 24 milionë eurosh për përfshirjen në aferat korruptive që lidhen me çështjet administrative brenda federatës.

Ky është denoncimi i parë zyrtar kundrejt palëve pas publikimit të çështjes nga mediat spanjolle në ditët e shkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat