Gazetari italian flet për kalimin e Asllanit te Interi

Futboll

Gazetari italian flet për kalimin e Asllanit te Interi

Më: 20 prill 2022 Në ora: 11:53
Gazetari italian flet për kalimin e Asllanit te Interi

Kristjan Asllani ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij pozitive të realizuara në sezonin e parë në Serie A. Në mediat italiane është përfolur se talentin shqiptar e kërkon edhe Interi, që e sheh si një pasardhës të  denjë të Brozoviçit.

Por Mikele Plastino është kundër kësaj ideje. Gazetari italian është shprehur për “Microfono Aperto“ në “Radio Sportiva“ se një lojtar që është ende në rritje nuk duhet të kalojë menjëherë në një klub të madh.

“Sidomos kur shoh një lojtar në një rrugë rritjeje, nuk më pëlqen ideja që më pas të merret nga një ekip i madh për të zëvendësuar një lojtar të madh. Sepse në këtë mënyrë ai nuk do të rritet kurrë.

Është e vërtetë që rritet edhe duke parë, por mbi të gjitha rritet duke luajtur. Brozovic është një pikë roje e pastër, ata ngjajnë”, ka thënë Mikele Plastino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat