“Telenovela” Haaland - City vazhdon

Futboll

“Telenovela” Haaland - City vazhdon

Më: 20 prill 2022 Në ora: 16:54
“Telenovela” Haaland-City vazhdon

Dyshja Manchester City dhe Erling Haaland duket se janë kthyer në një “telenovelë” e cila vazhdon ditë pas dite.

Sulmuesi është një nga sulmuesit e shumë kërkuar, ndërsa skuadra e Manchester Cityt kërkon që të arrijë marrëveshje me lojtarin, pasi se të vijë merkatoja e verës, për të shmangur në këtë mënyrë edhe rrezikun që mund t’i vijë nga një skuadër tjetër “big”.

Barcelona dhe Real Madrid gjithashtu kanë shfaqur interes të madh për sulmuesin e Borussia Dortmund, por duket se norvegjezi është i vendosur për një kalim te “Qytetarët” në Premier League.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka treguar se palët janë shumë afër marrëveshjes, por akoma nuk kanë arritur në një përfundim, ndërsa thekson se skuadra e Pep Guardiolës deri më tani qëndron në “pole-position” pasi i ka bërë propozimin më të mirë se sa klubet e tjera.

“Qytetarët” janë të bindur se propozimi i tyre është më i miri, pasi  ata kanë përshkruar projektin e klubit, pagën e lojtarit, planet e Pep Guardiolës. Por marrëveshja nuk është bërë ende, asgjë nuk është përfunduar apo nënshkruar.

Haaland, së bashku me Kylian Mbappe, është një nga talentet më premtues. Një klauzolë jozyrtare lirimi hyn në kontratën e tij këtë verë duke e lejuar atë të largohet për 75 milionë euro”, shkruan Romano në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat