United i ofroi më shumë miliona, por Rudiger zgjodhi Realin

Futboll

United i ofroi më shumë miliona, por Rudiger zgjodhi Realin

Më: 25 prill 2022 Në ora: 14:02
Antonio Rudiger

Antonio Rudiger do të largohet si lojtar i lirë nga Chelsea në fund të sezonit. Qendërmbrojtësi gjerman ka zgjedhur të vijojë karrierën te Real Madrid.

Antonio Rudiger do të largohet si lojtar i lirë nga Chelsea në fund të sezonit. Qendërmbrojtësi gjerman ka zgjedhur të vijojë karrierën te Real Madrid.

Drejtuesit e klubit spanjoll kanë arritur një marrëveshje me agjentin e 29-vjeçarit deri në verën e vitit 2026. Një nga klubet që ishin në garë për Rudiger ishte edhe Manchester United.

“Djajtë e Kuq” i ofruan një pagë prej 10 milionë eurosh, që ishte edhe propozimi më i mirë, por Rudiger refuzoi klubin e Premier League.

Shkaku? Lojtari i kombëtares gjermane e ka ndarë mendjen për të mos luajtur për asnjë klub tjetër anglez, në shenjë respekti për tifozët e Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat