Fitorja kundër Bolognas e dërgon në krye të tabelës Interin, ja formacionet e mundshme

Futboll

Fitorja kundër Bolognas e dërgon në krye të tabelës Interin, ja formacionet e mundshme

Më: 27 prill 2022 Në ora: 10:31
Ilustrim

Përveç Ligës së Kampionëve ndeshje sot do të kemi edhe në Serie A, ku spikat ajo mes Bolognas dhe kampionit aktual Inter.

Të dy skuadrat do të takohen me fillim nga ora 20:15 në stadiumin “Renato Dall'Ara”, ku “Nerazzurët” do të kërkojnë me çdo kusht fitoren e cila do t’i ngjiste në pozitën e parë në tabelë.

Momentalisht, Interi zë vendin e dytë në tabelë me 72 pikë të arkëtuara, krahas kundërshtarit të sotëm Bolognas që renditet në pozitën e 13 me 39 pikë të tubuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bolognan mungon Michael, ndërsa te Interi nuk do të paraqiten Gosens dhe Vidal.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Bologna (3-5-2): Skorupski; Soumaoro, Bonifazi, Theate; Hickey, Dominguez, Schouten, Soriano, Dijks; Barrow, Arnautovic

Inter (3-5-2): Handanovic; De Vrij, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat