Llapi nuk bën shaka,  Malishevën e fut në zonën e kuqe

Futboll

Llapi nuk bën shaka,  Malishevën e fut në zonën e kuqe

Nga: K.G. Më: 28 prill 2022 Në ora: 16:54
Llapi nuk bën shaka,  Malishevën e fut në zonën e kuqe

Llapi i Podujevës nuk bën shaka më askënd, sot ngadhënjen në stadiumin “Liman Gega” në Malishevë, me rezultat 2:0 ndaj Malishevës, në ndeshjen e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Malisheva është në zonën e kuqe përkatësisht në pozitën e tetë me 37 pikë, pozitë që shpie direkt në zonën e barazhit.

Arbnor Ramadani shënon me të majtën e tij nga rreth  20 metra në minutën e 57-të dhe Adem Maliqi në atë të 90+6.

Llapi zë vendin e katërt me 53 pikë, ndërsa Malisheva është i teti me 37 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat