Ramadani: Pedros i vunë thonjtë në fyt

Futboll

Ramadani: Pedros i vunë thonjtë në fyt

Më: 30 prill 2022 Në ora: 19:30
Ramadani: Pedros i vunë thonjtë në fyt

Trajneri i Egnatias, Zekirija Ramadani ka zbuluar një episod shumë të rëndë të ndodhur në ndeshjen kundër Kastrioti.

Duke folur për emisionin “Gol pas Goli” tekniku i rrogozhinasve u shpreh se ishte ofenduar rëndë nga trajneri i krutanëve, Emiliano Çela, ndërsa shtoi se Pedro Augusto u sulmua nga skuadra e Kastriotit

Rezultat që u vendos nga episode, si humbja e penalltisë: “E dinim që do ishte një ndeshje e vështirë, një fushë shumë e vështirë për të luajtur futboll. E kishim analizuar mirë kundërshtarin dhe bëmë shumë gjëra pozitive, kishim avantazhin, kishim dhe mundësinë e penalltisë, por e humbëm.

Luajtëm mirë dhe me shumë me mend dhanë maksimumin, por këtu ndikoi edhe një episode në fillim, pati ofendime dhe presion të paparë, Pedros i vunë thonjtë në fyt. Unë mendoj se me ofendimet e kolegut tim ti vijë turp. Ndodhi gjatë sfidës, por unë nuk jam në nivelin e tij, e di që jam I huaj por jam dhe pak shqiptar dhe e kuptoj të gjithën.”

Humbja: “Humbjen e menaxhojmë, por ato momente më kanë prekur shumë.”

Çfarë iu bëri të humbnit ndeshjen: “Gjatë gjithë javës kemi punuar që të kemi agresivitet, nuk arritëm ta bëjmë, ata fituan dhe na ndëshkuan.”

Humbja e rastit nga Delarge: “Futbolli për këtë është interesant sepse nuk fiton gjithmonë më i miri, Delarge ka marrë veten e ka punuar shumë pasi ishte mbipeshë e jashtë forme, por është një futbollist i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat