Ballkani kampion i ri i Kosovës

Futboll

Ballkani kampion i ri i Kosovës

Nga: K.G. Më: 1 maj 2022 Në ora: 15:54
Ballkani kampion i ri i Kosovës

Ballkani të Therandës edhe një pikë i duhet edhe praktikisht të shpallet kampion i ri i Kosovës. 

Ballkani importoi një pikë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke luajtur baras (1:1) me Llapin.

Në minutën e 90+2, tërthorësja shpëtoi Llapin.

Ballkani kaloi në epërsi me golin e Ermal Krasniqit, i cili shënoi në minutën e 16-të.

Në pjesën e dytë barazohet rezultati. Futbollisti Kastriot Selmani shënon për barazim pikërisht në minutën e 62-të. 

Mysafirët nga minuta e 77-të, mbeten me një lojtar me pak, pasi që Dellova u përjashtua me karton të kuq.

Ballkani pothuajse është kampion i ri, 4 javë pa ra perdja e kampionatit.  

Ballkani kryeson me 70 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 58 pikë e Llapi renditet i katërti me 54 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat