Milani arrin akordin me pasardhësin e Kessie

Futboll

Milani arrin akordin me pasardhësin e Kessie

Më: 1 maj 2022 Në ora: 15:55
Milani arrin akordin me pasardhësin e Kessie

Tjetër përforcim nga Lille për Milanin. Pasi siguroi verën e kaluar shërbimet e portierit Mike Maignan për shumën e 15 milionë eurove, kuqezinjtë kanë arritur akordin edhe në lidhje me Renato Sanches.

24-vjeçari portugez cilësohet si pasardhësi perfekt i Franck Kessie, i cili do të transferohet te Barcelona në fund të sezonit. Calciomercato shkruan se klubi italian do të paguajë te Lille 20 milionë euro + 5 të tjera në formë bonusesh për kartonin e portugezit.

Sanches kërkoi një pagë prej 5 milionë eurosh neto në janar, teksa tani ka rënë dakord të vijojë karrierën në “San Siro” me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon.

Lojtari luzitan është shpallur kampion në tre shtete: Portugali me Benfikën, Gjermani me Bayern Munchen dhe në Francë me Lillë, ndërkohë që me kombëtaren fitoi Euro 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat