E ardhmja e Kylian Mbappe është shndërruar në një “telenovelë”

Futboll

E ardhmja e Kylian Mbappe është shndërruar në një “telenovelë”

Më: 3 maj 2022 Në ora: 12:42
E ardhmja e Kylian Mbappe është shndërruar në një “telenovelë”

E ardhmja e Kylian Mbappe është shndërruar në një “telenovelë” me disa seri, të cilat duken se janë të destinuara të zgjasin deri në fund të këtij sezonit, kur gjithçka mund të marrë rrugë.

Sulmuesi i PSG-së asnjëherë nuk ka folur për të ardhmen e tij në publik, por siç dihet tashmë prej disa muajsh shumë zëra e lidhin francezin me një kalim te skuadra e Real Madrid në fund të këtij sezoni.

Mes “vorbullës” së thashethemeve, tifozët madrilenë janë ato që mezi presin një sinjal nga “Los Blancos” se Mbappe do të mbajë të veshur fanellën e tyre në “Santiago Bernabeu”, dhe siç duket diçka e tillë po i “torturon” më së shumti.

Por, për të siguruar paska tifozët ka menduar “Bild”, ku raporton se sulmuesi 23-vjeçar do të jetë 100% i Real Madridi dhe kjo do të zbulohet me të përfunduar ky sezon.

Mbappe do të bëhet lojtari më i paguar në histori të futbollit, me pagën e tij që shkon deri në 100 milionë euro me bonuse në sezon. “Los Blancos” tashmë janë duke i bërë përgatitjet për të gjitha detajet e prezantimit të francezit dhe do të jetë nënshkrimi i tyre rekord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat