Duka për finalen e Conference League

Futboll

Duka për finalen e Conference League

Më: 6 maj 2022 Në ora: 13:10
Duka për finalen e Conference League

Air Albania pret për herë të parë finalen e Conference League. Roma dhe Feynord do të diskutojnë trofeun e parë europian që do të mbahet në Tiranë. Ndërkohë kreu i FSHF, Armand Duka, ka reaguar për këtë event të jashtëzakonshëm.

“Dita historike po vjen, Roma & Feyenoord do e bëjnë të paharrueshme finalen e Tiranës. Kush do ta fitojë për herë të parë këtë Kupë? Do të vendoset në tapetin e Arenës tonë të mrekullueshme.

Një ide e ?mendur në fillimet e saj por pas një pune voluminoze disa vje?are të administratës së FSHF-së ja dolëm ta mirëpresim në Shqipëri.

Dua t’i falenderoj ata që na besuan në iniciativën tonë, Komitetin Ekzekutiv dhe administratën e UEFA-s, por edhe ata që na mbështetën pa kursim, ashtu si edhe të gjitha institucionet e vendit.

Kemi investuar të gjithë energjitë tona për një organizim perfekt për këdo që do të jetë në Shqipëri dhe jam i bindur se do të kaloni orë e ditë të mrekullueshme në vendin që Mikpritjen e ka të shenjuar në traditën e tij.

I siguroj miqtë tanë se Federata e Futbollit do ja shpërblejë besimin e dhënë duke e bërë të paharrueshme këtë finale historike”, shkruan Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat