Kupa e Italisë/ Formacionet zyrtare të finales Inter-Juventus

Futboll

Kupa e Italisë/ Formacionet zyrtare të finales Inter-Juventus

Më: 11 maj 2022 Në ora: 20:02
Inter-Juventus

Njëra nga ndeshjet më interesante të ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës, ku me fillim nga ora 21:00 dy gjigantët italianë, Juventus dhe Inter do të luftojnë kokë më kokë për trofeun e Kupës së Italisë.

Në rrugëtimin drejt finales së kësaj gare, Juventusi në çerekfinale e eliminoi Sassuolon me rezultat 2:1, kurse në gjysmëfinale e mposhti pas dy ndeshjeve Fiorentinën me rezultat 3:0.

Në anën tjetër, Interi në çerekfinale e mposhti Romën me rezultat solid 2:0, kurse në gjysmëfinale në sistem vajtje-ardhje eliminoi Milanin me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave ishte në kuadër të Serie A, ku muajin e kaluar Interi e mposhti si mysafirë “Zonjën e Vjetër” me rezultat minimal 1:0.

Të dy skuadrat tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare të cilat duken si më poshtë:

Juventus: Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Zakaria, Rabiot, Bernardeschi; Dybala, Vlahovic

Inter: (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, D'Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Dzeko

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat