Klopp: Liga e Kombeve një nga idetë më qesharake

Futboll

Klopp: Liga e Kombeve një nga idetë më qesharake

Më: 13 maj 2022 Në ora: 22:19
Klopp: Liga e Kombeve një nga idetë më qesharake

Jurgen Klopp kritikoi UEFA-n për biletat e finales së Champions League dhe për këtë mori edhe një mesazh nga Aleksander Ceferin.

“A është e drejtë që ne të marrim vetëm 20 mijë bileta, kundërshtari 20 mijë dhe në total janë 75 mijë? Mbeten edhe 35 mijë bileta, ku janë atë?!

E gjitha ka të bëjë me paratë, kështu është. UEFA nuk është shenjtori i futbollit, kurrë nuk kanë qenë shenjtorët. Ata kanë një produkt fantastik si Champions League dhe nëse më pyesni mua, kurrë nuk do ta ndryshoja.

Por është e qartë se ata kanë humbuar pak para këtu, pak para atje dhe mënyra më e lehtë për t’i rikthyer ato është rritja e çmimit të biletave. Kështu është jeta”, tha trajneri gjerman.

Sot ai ka treguar edhe pse është “xhindosur” me UEFA-n dhe nuk e shikon aspak si problem faktin që ka marrë një sms nga kreu i qeverisë europiane të futbollit.

“Është OK, nuk ka asgjë. I thashë se arsyeja që nuk jam në qejf me UEFA-n është Liga e Kombeve. Një nga idetë më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë”, shprehet Klopp.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat