Chelsea destabilizohet nga një tjetër rast

Futboll

Chelsea destabilizohet nga një tjetër rast

Më: 18 maj 2022 Në ora: 19:51
Andreas Christensen

Ai që po përfundon nuk ka qenë një sezon i lehtë për Chelsean. Duke përjashtuar Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube, ishte legjitime të pritej diçka më shumë nga kampionët në fuqi të Europës dhe qe  u forcua mbi të gjitha me ardhjen e Romelu Lukakut për 113 milionë euro, shkruan Telesporti.

Përveç dështimit Lukakut dhe Saul, problemet e korporatës të lidhura me dispozitat e largimit Abramovich, Tuchel duhej të përballej edhe me situata të tjera të veçanta. Një nga këto, që ka dalë në pah orët e fundit, ka të bëjë me një lojtar që në fund të sezonit do të largohet nga Stamford Bridge për t’u transferuar te Barcelona.

Bëhet fjalë për ndërkombëtarin danez Andreas Christensen, i cili pati një vit të veçantë, duke krijuar gjithashtu shumë bezdi tek trajneri dhe shokët e tij të skuadrës. Trajneri gjerman konfirmoi se Christensen, i cili do të kishte nisur titullar finalen e FA Cup qe më pas humbi me penallti kundër Liverpool-it, u tërhoq duke refuzuar të dilte në fushë pak para ndeshjes.

Asnjë dëmtim për 26-vjeçarin, i cili i tha Tuchelit se nuk donte të merrej në konsideratë për sfidën delikate, duke mos u ndjerë gati për të dalë në fushë. Cili është shkaku i kësaj kthese? Me sa duket Christensen do t’i kishte shpjeguar trajnerit të tij se ai u ndje i sëmurë këtë javë, pavarësisht se kishte luajtur disa ditë më parë kundër Leeds 90′.

Shokët dhe stafi stërvitor u tronditën pasi morën vesh për largimin e lojtarit që u largua nga hoteli mëngjesin e së shtunës. Një situatë që u përsërit në më shumë se një rast këtë sezon, ku Tuchel shpjegoi: “Andreas erdhi në mëngjesin e lojës për të më thënë se nuk ishte gati. Ai kishte arsyet e tij, ato mbeten private dhe konfidenciale. Nuk ishte herën e parë… Javët e fundit kemi pasur të njëjtat situata”.

Por cili është problemi misterioz i Christensen? Sipas Tuchel, lojtari nuk do të kishte refuzuar të luante, por ai do t’i kishte shpjeguar arsyet e tij trajnerit: “Ai kishte luajtur mirë në ndeshjen e fundit, ne folëm dhe tani duhet të rivendosim gjithçka.

Ai ka mbështetjen tonë, por ne nuk jemi të sigurt nëse ai do të luajë përsëri. Nuk mendoj se ai nuk dëshiron të luajë, ka një ndryshim të madh. Nuk e di pse, por ai është gjithmonë shumë nervoz. Nuk di çfarë të them. Duhet ta pranojmë

Tabloidët anglezë kanë folur për një problem të mundshëm të përsëritur të stomakut për një futbollist që hesht në rrjetet sociale që prej tetorit të kaluar. E sigurt është se në dritën e asaj që ndodhi, përvoja e tij në Chelsea mund të marrë fund...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat