Eintracht barazon rekordin e Chelsea së Sarrit

Futboll

Eintracht barazon rekordin e Chelsea së Sarrit

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:04
Eintracht barazon rekordin e Chelsea së Sarrit

Eintracht Frankfurt fitoi 6-5 me penallti (1-1) përballë Rangers finalen e Europa League që u luajt në Sevilla të Spanjës.

Një ndeshje që dhuroi emocione të forta, zgjati pafund dhe u vendos nga gabimi i Ramsey nga pika e bardhë.

Eintracht rikthen në Gjermani trofeun e Europa League pas 25 vitesh. Ekipi i fundit fitues ishte Schalke 04 (1997), që mposhti Interin falë penalltive në finalen e UEFA-s (ashtu quhej atëherë). Luheshin nga dy finale, secili ekip fitoi 1-0 dhe në fund goditjet nga pika e bardhë vendosën fituesin.

Ndërkohë, Eintracht Frankfurt ka vendosur një rekord shumë të bukur këtë edicion. Djemtë e Oliver Glasner kanë shënuar në secilën prej trembëdhjetë ndeshjeve të luajtura në kompeticion, duke barazuar atë që bëri Chelsea e Maurizio Sarrit në sezonin 18/19.

Vetëm këto dy skuadra e kanë arritur diçka të tillë që kur emri i kompeticionit në vitin 2009 kaloi nga Kupa UEFA në UEFA Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat