Ancelotti zbulon dyshimin e vetëm që ka para finales së Champions-it

Futboll

Ancelotti zbulon dyshimin e vetëm që ka para finales së Champions-it

Më: 19 maj 2022 Në ora: 17:39
Ancelotti zbulon dyshimin e vetëm që ka para finales së Champions-it

Real Madrid do të përballet me Betis të premten në Santiago Bernabeu. Është ndeshja e fundit e sezonit dhe Los Blancos do të kërkojnë ta mbyllin kampionatin me fitore në pritje të finales së Champions League kundër Liverpool-it.

Real Madrid e ka fituar La Liga-n katër ndeshje para fundit të kampionatit dhe e ka përdorur kohën në dispozicion para përballjes me Të Kuqtë si një fazë parapërgatitore.

Megjithatë, skuadra e Ancelotti-t do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv para finales së madhe dhe Betis nuk është një kundërshtar i lehtë.

Ata fituan Kupën e Mbretit muajin e kaluar pasi kanë mundur në finale Valencia-n. Betis, që mund ta mbyllë kampionatin në vendin e pestë për sezonin e dytë radhazi, do të shkojë në Madrid për t’u prishur festën vendasve.

Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së fundit të kampionatit. Një nga pyetjet që i janë bërë trajnerit italian ka qenë nëse ishte i sigurt për formacionin që do të zgjedhë kundër Liverpool-it.

“Nuk kam dyshime për titullarët që do të luajnë në Paris”, ka thënë ai. “Dyshimi i vetëm është se kush do të jenë më të rëndësishëm, ata që do ta nisin ndeshjen, apo ata që do ta mbyllin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat