Në garë për lojtarin janë edhe Milani me Interin

Futboll

Në garë për lojtarin janë edhe Milani me Interin

Më: 20 maj 2022 Në ora: 15:55
Në garë për lojtarin janë edhe Milani me Interin

Newcastle është klubi i fundit që ka hyrë në garë për sulmuesin e talentuar italian, Xhianluka Skamaka, i cili ka bërë një sezon fantastik me Sasuolon.

Në garë për të janë dhe Milani me Interin, të cilat prej kohësh kanë shfaqur një interes për 23-vjeçarin.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, sheikët që kanë marrë nën pronësi klubin anglez, janë gati të paguajnë 42 milionë paund për italianin.

Kjo shumë i kërcënon klubet italiane, pasi Sasuolo do të kënaqej dhe me 38 milionë paund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat