Ish-lojtari i Juventusit jep dorëheqjen

Futboll

Ish-lojtari i Juventusit jep dorëheqjen

Më: 21 maj 2022 Në ora: 12:54
Ish-lojtari i Juventusit jep dorëheqjen

Fabio Pekia jep dorëheqjen nga detyra e trajnerit të skuadrës së Cremonezes.

Një vendim surprizë dhe i papritur nga ana e teknikut 48-vjeçar italian që me anë të një letre i ka bërë publike klubit dhe tifozëve largimin nga drejtimi i ekipit që pas 26 vitesh siguroi ngjitjen në Serinë A.

48-vjeçari më parë ka trajnuar edhe skuadra si Juventus U-23, Veronën, asistent te Njukasëlli te Reali i Madridit dhe Napoli.

Fabio Pekia është i njohur si futbollist sidomos në kampionatin italian ku është aktivizuar me fanellat e Juventusit, Napolit, Bolonjës, Sienës, Torinos, Sampdorias, Foxhias dhe Avelinos.

Kremoneze e mbylli kampionatin në vendin e dytë duke siguruar ngjitjen direkte në Serinë A, ku në 38 ndeshje grumbulluan 69 pikë, dhe duke koleksionuar 20 fitore, 9 barazime dhe 9 humbje me një golavarazh 57-39.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat