Klopp: Vetëm unë nuk i kam telefonuar Gerrardit

Futboll

Klopp: Vetëm unë nuk i kam telefonuar Gerrardit

Më: 22 maj 2022 Në ora: 11:09
Klopp: Vetëm unë nuk i kam telefonuar Gerrardit

Do një nder nga Steven Gerrardi, por nuk e sheh të arsyeshme për t’ia kërkuar atij direkt, sepse thjesht mendon se nuk është e nevojshme. Jurgen Klopp është sigurisht në formën e tij më të mirë përpara ndeshjes së fundit të kampionatit, kundër Uolvesit, e cila mund të vazhdojë ëndrrën e tyre drejt katër trofeve në rast se në “Etihad” një nder ia bën edhe legjenda e klubit.

“Mund ta imagjinoj se si do të ndihesha në atë rol, sepse nëse unë do të mund të ndihmoja Dortmundin apo Maincin, për mua do të ishte një motivim ekstra, por as unë nuk luaj dhe as Stivi.

Është më shumë për të ardhur keq që Stivi nuk do të luajë sesa unë nuk do të luaj. Jemi të gjithë njerëz dhe Xherrard do ta marrë me 100% seriozitet pa qenë nevoja që unë t’i telefonoj.

Nuk kam përse ta bëj, ndoshta e ka bërë i gjithë klubi deri tani, por unë jo”, tha trajneri i Liverpulit.

Gerrard – Dhe nga konferenca e Aston Vilës, ishkapiteni i “Reds”-ave konfirmon se nuk është nevoja që t’ia kërkojnë diçka të tillë për të ndalur Sitin: “E kuptoj plotësisht dhe e respektoj zhurmën e jashtme që vjen në drejtimin tim.

Ata janë të përfshirë në një garë për titull dhe unë kam kaluar shumë vite në Liverpul.

Është zhgënjyese kur vënë në dyshim integritetin tim apo të Aston Vilës. Ne do të luajmë duke dhënë gjithçka për të fituar pikët për Aston Vilën dhe tifozët tanë.

Nëse kjo rrjedhimisht ndihmon Liverpulin, fantastike. Por prioriteti im është të fitoj pikët për Aston Vilën. Siti ka lojtarë të klasit botëror dhe një trajner të madh, por ka shumë presion mbi ta për këtë ndeshje.

Nëse mund të përmirësojmë pozicionin tonë në klasifikim (14) do të ishim shumë të lumtur”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat