De Rossi tek ish-presidentja e trofeut të fundit

Futboll

De Rossi tek ish-presidentja e trofeut të fundit

Më: 25 maj 2022 Në ora: 10:18
De Rossi tek ish-presidentja e trofeut të fundit

Asnjë romanist nuk dëshiron të humbasë takimin me historinë. Sonte Roma do të luajë një finale europiane të munguar prej 31 vitesh.

Do të jenë rreth 20 mijë tifozë në impiantin “Arena Kombëtare”, Tiranë, pjesa më e madhe mbështetës verdhekuq.

Në tribunën kryesore të stadiumit do të kenë personazhe të rëndësishme të klubit italian. Përveç dy ish-kapitenëve legjendarë, Francesco Totti dhe Daniele De Rossi, në Tiranë priten edhe Antonello Venditti, Carlo Verdone, Blanco dhe Marco Conidi.

Do të jetë e pranishme edhe Rosella Sensi, e ftuar nga Friedkins. Ish-presidentja do të rikthehet për të ndjekur drejtpërdrejt një ndeshje të Romës pas 14 vitesh mungesë dhe këtë do ta bëjë përkrah Francesco Tottit. Ishte ajo së bashku me ish-numrin 10 që ngritën në qiell trofeun e fundit romanist 14 vite më parë (Kupën e Italisë).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat