Mbappe, futbollisti më i çmuar në planet

Futboll

Mbappe, futbollisti më i çmuar në planet

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 12:47
Mbappe, futbollisti më i çmuar në planet

Muajin e kaluar, Kylian Mbappe tronditi botën e futbollit duke refuzuar klubin e tij të ëndrrave, ose kështu pretendonte ai, Real Madridin. Në ditën e fundit të sezonit, francezi njoftoi para një publiku të emocionuar në “Stade de France” se do të rinovonte me klubin e tij aktual edhe për tri vite të tjera, me kontratën më të madhe në historinë e futbollit: 50 milionë euro në vit, me një pagesë shtesë besnikërie prej 100 milionë euro. Disa shifra që ta ndalin zemrër, shkruan Telesporti.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që, falë kontratës së tij të re, Mbappé është në krye të listës së 100 lojtarëve më të vlerësuar në botë. Sipas raportit të hartuar nga Observatori i Futbollit CIES, i cili përdor një sërë variablash, si mosha e lojtarit, performanca e tij, vlera ekonomike e klubit të tij dhe inflacioni, për të llogaritur vlerën e transfertave, kampioni i Ligue 1 kushton 205.6 milionë euro.

Kjo është një shifër e ngjashme me atë që Real Madridi dhe Florentino ishin të gatshëm të paguanin për Mbappe verën e kaluar. Përpjekjet e Real Madridit dolën të kota, por të gjitha shpresat nuk humbën, pasi supozohej se superylli francez do të largohej ‘falas’ në fund të sezonit.

Kampioni i botës kryeson listën në fjalë, i ndjekur nga fituesi i fundit i Ligës së Kampionëve, Vinícius Júnior (185 milionë euro), si dhe ish-objektivi i Real Maridit dhe tani sulmues i Manchester City, Erling Haaland, me më shumë se 50 milionë euro (në total vlen 153 milionë euro).

Është e vështirë të dihet se cilat ishin motivet e vërteta të Mbappe për t’u kthyer 180 gradë dhe për të vendosur të qëndrojë te PSG, por nuk ka dyshim se “muskuli” i madh financiar i shtetit të Katarit luajti një rol të rëndësishëm.

Vincius Jr, i cili shënoi golin që vulosi ndeshjen në favor të bardhezinjve në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpool-it, zë vendin e dytë pas Mbappe në “top 10” (185.3 milionë euro). “Vinnie” pasohet nga Haaland, i cili me Borussia Dortmund shënoi rreth 86 gola në 89 ndeshje. Norvegjezi vlen 152.6 milionë euro.

Premier League është kampionati që ka numrin më të madh të lojtarëve nga pesë ligat më të mira evropiane në këtë renditje: gjithsej 41. Phil Foden (152.6 milionë), Luis Díaz (110 milionë), Ruben Días (109.6 milionë) dhe Jadon Sancho (103.2 milionë) shoqërojnë sulmuesin norvegjez në “top 5”. La Liga ka gjysmën e këtij përfaqësimi: 20 në total. Nuk është çudi që lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës përbëjnë 14 prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat