Lirohen 2 tifozët holandezë për skandalin në Tiranë

Futboll

Lirohen 2 tifozët holandezë për skandalin në Tiranë

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 12:59
Lirohen 2 tifozët holandezë për skandalin në Tiranë

Gjykata e Tiranës ka liruar 2 holandezët e arrestuar pas ndeshjes së Conference League me 26 maj.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje.”

Tifozët holandezë ishin lënë në burg deri në mbërritjen e ekspertizës mjeko-ligjore për shtetasin Arben Gorrea, i cili mbeti i plagosur.

Dëmtimet sipas mjeko-ligjorëve caktuan se i dëmtuari nuk është në kufijtë e plagosjes së rëndë.

D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç  u arrestuan më 26 maj.

Dy të arrestuarit, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, goditën me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin Arben Gorres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat