Maguire mbron taktikat e Southgate

Futboll

Maguire mbron taktikat e Southgate

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 10:40
Harry Maguire

Harry Maguire ka folur në lidhje me formën aktuale të kombëtares angleze.

Anglia barazuan 0-0 kundër Italisë për të përfunduar tri ndeshjet e para të grupit 3 të Ligës A pa fitore dhe me vetëm një gol të shënuar, një penallti të Harry Kane kundër Gjermanisë.

Janë bërë tri ndeshje që ‘Tre Luanët’ nuk kanë shënuar nga loja e hapur, por Maguire mbron taktikat e trajnerit

“Rekordi i tij gjatë katër viteve të fundit flet vetë – kur luani në nivelin më të lartë ka presion, shqyrtim dhe kritikë dhe çdo ndeshje që nuk e fitoni do të ketë gjithmonë kritika”, tha lojtari i Manchester United për ‘BBC Radio Five Live’, kur u pyet për qasjen e Southgate.

Maguire tha se paraqitje të tilla kishin edhe në Kupën e Botës si dhe në Euro 2020.

“Ndeshjet e fundit ne nuk kemi shënuar gola të mjaftueshëm, por arritëm në një gjysmëfinale të Kupës së Botës duke luajtur në këtë mënyrë dhe ishim një penallti larg fitimit të një Euro në vendin tonë që do të kishte qenë një nga momentet më të bukura që ka parë ky vend”, vazhdoi ai.

Anglezi tha se do të përpiqen të përmirësohen për ndeshjet e Kupës së Botës.

“Lëreni futbollin të flasë – të gjithë na qëndrojnë pas për Kupën e Botës dhe vazhdojnë të na shtyjnë, ne po bëjmë çmos për t’u përmirësuar".

“Ne kemi treguar se ka ende fusha për t’u përmirësuar dhe nëse duam të ngremë Kupën e Botës, duhet të përpiqemi të përmirësohemi dhe çdo ditë që jemi së bashku duhet të synojmë për këtë sepse duam të vendosim standarde të larta dhe atë të radhës. është ngritja e trofeut”, përfundoi ai.

Anglia aktualisht ndodhen në vendin e fundit në grupin e tretë të ligës A me vetëm dy pike të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat