Interi planifikon ta marrë në huazim Lukakun

Futboll

Interi planifikon ta marrë në huazim Lukakun

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 06:28
Romelu Lukaku.

Interi dëshiron ta rikthejë në formë huazimi sulmuesin, Romelu Lukaku.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, oferta e parë e “zikaltërve” ishte 5 milionë euro, e cila u refuzua nga Chelsea.

Gjithsesi, ish-kampionët italianë nuk e kanë ndërmend dorëzimin sa i përket kthimit të belgut në “Giuseppe Meaza”.

Sulmuesi u largua verën e kaluar për të kaluar te londinezët, por që kjo aventurë nuk shkoi ashtu siç e planifikoi.

Interi aktualisht është në një “mini-krizë” financiare e cila, nëse ka shpenzime enorme nga “Nerazzurët”, mund të thellohet edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat