Çka po ndodh te KF Besa? Kujt po i pengon familja Tairi të investojë në klub?

Futboll

Çka po ndodh te KF Besa? Kujt po i pengon familja Tairi të investojë në klub?

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 12:43
Çka po ndodh te KF Besa? Kujt po i pengon familja Tairi të investojë në klub? (FOTO)

Skuadra e KF Besa nga Dobridoli i Gostivarit në fillimin e sezonit të kaluar ishte një nga ekipet më simpatike në Ligën e dytë-Perëndim.
E mbushur me eufori pas inkuadrimit në rang më të lart garsh, me sponsor të fuqishëm, me lojtarë të rinj e të talentuar, me trajner ambicioz skuadra shqiptare u mendua se do të arrinte të shkonte deri majat e kategorisë së dytë, madje paralajmërohej se shumë shpejtë do të ngjitet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut..

Kështu zatën ishin edhe ambiciet e pronarit të klubit, Muhamed Tairi dhe djemve të tij Zejdinit dhe Elhamit, të cilët ofruan gjithçka nga vetja vetëm ta shohin Besën e tyre mirë e më mirë, shkruan "Open.mk".

Megjithate, ambiciet nganjëherë nuk realizohen dhe Besa gjatë rrugëtimit të sezonit pati rënie dhe ngritje, por e rëndësishme është se në fund të kampionatit ia doli të siguroj mbijetesën.

Dhe, tani në vend se të filloj një organizim i ri, te Besa mbretëron heshtje e madhe?! Në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social Facebook ka kohë që nuk asnjë lajm për risit në skuadër?!

Klubi se meriton këtë situatë. Se meriton as zotëri Zejadini, as zotërinjtë si Muhamed e Elham Tahiri, të cilët investuan nga kapitali i tyre për të mirën e fshatit dhe promovimin e futbollit, madje vizioni i tyre është edhe më i madh.

Sikur ndonjë klub tjetër të kishte njerëz entuziastë dhe kontribues të mëdhenj të sportit sikur që Besa e ka Muhamed Tahirin dhe djemtë e tij Zejadinin e Elhamin, atëherë do të thonin se janë shumë me fat që i kanë në radhët e veta, ndërsa Besa i ka dhe duhet ti ruaj si sytë e ballit.

Është koha e fundit që klubi të rimarrë vetën, sepse të gjithë presin një Besë të fortë në ligën e dytë, ndërsa e fortë është dhe bëhet vetëm me Muhamedin, Zejadinin dhe Elhamin.

Dhe, në fund, tek shqiptarët Besa është një zotim për të vepruar bashkërisht për një qëllim të përbashkët. E ky virtyt i lashtë shqiptarë duhet ti shërbej edhe KF Besa që të jetë unike në arritjen e qëllimeve të saja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat