Katër mbrojtësit që janë në kontakt me Barcelonën

Futboll

Katër mbrojtësit që janë në kontakt me Barcelonën

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 15:00
Katër mbrojtësit që janë në kontakt me Barcelonën

Skuadra e Barcelonës është në treg për një mbrojtës të ri të krahut të djathtë, pasi që vendosi të mos rinovojë kontratën e Dani Alves, dhe ka shumë opsione që Xavi mund të zgjedhë për ta zëvendësuar atë.

Alves iu ribashkua Barcelonës në nëntor të vitit të kaluar, pesë vite pasi u largua nga “Camp Nou” për te Juventusi. Në total, Alves bëri 407 paraqitje për Barcelonën, duke fituar gjashtë tituj të La Ligës dhe duke e vendosur veten si një nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit.

Ndërsa 39 vjeçari, Alves, po kërkon një vend në skuadrën e Kupës së Botës me Brazilin, Barcelona është në kërkim të një tjetër mbrojtësi të djathtë, pasi ajo kërkon të vazhdojnë rikthimin e saj në majat e futbollit nën drejtimin e Çavi Hernandez.

Gjiganti katalunas raportohet se është duke synuar shërbimet e Cezar Azpilicuetas së Çellsit, ndërkaq, spekulohet se edhe katër lojtarë të tjerë, të cilët po kërkohen si zëvendësime të Alves, janë në listën e të dëshiruarve të klubit.

Dodo i Shakhtar Donetsk është njëri nga opsionet, së bashku me Denzel Dumfries të Interit, Maks Aarons të Noruiç Siiyt dhe Djibril Sidibe të Monakos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat