Di Maria pranon ofertën e Juves, detajet e akordit

Futboll

Di Maria pranon ofertën e Juves, detajet e akordit

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 19:18
Di Maria pranon ofertën e Juves, detajet e akordit

Ndërkohë që tifozët e Juventusit presin Paul Pogba në Torino, drejtuesit e bardhezinjve kanë siguruar edhe shërbimet e Angel Di Maria.

Sulmuesi i djathtë argjentinas, i cili doli lojtar i lirë pas shtatë sezoneve të kaluara te PSG, ka pranuar më në fund ofertën e klubit italian.

GDS shkruan se 34-vjeçari ka rënë dakord për të firmosur për një vit me rekordmenët e futbollit italian, teksa do të përfitojë 7 milionë euro neto në sezon.

Juventusi i ofroi një kontratë 2-vjeçare për të përfituar nga “Dekreti i Rritjes”, por lojtari argjentinas insistonte për një kontratë të shkurtër.

Kështu ka ndodhur, Di Maria i ka dhënë fjalën drejtuesve të Juves për të firmosur deri në vitin 2023, dhe do të luajë për herë të parë në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat