Agim Ademi krenar me Florentina Kallabën

Futboll

Agim Ademi krenar me Florentina Kallabën

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 15:27
Gjyqtarja kaçurrele do të ndajë drejtësinë në fazën finale të UEFA Euro 2022.   

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është krenar që Kosova ka një gjyqtare të shquar siç është Florentina Kallaba. 

Gjyqtarja me flokë kaçurrele do të ndajë drejtësinë në fazën finale të UEFA Euro 2022.   

“Krenar që Federata e Futbollit e Kosovës po përfaqësohet nga gjyqtarja Florentina Kallaba në fazën finale të UEFA Euro 2022 në futsall. 

E përgëzoj për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen gjysmëfinale ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë. 

Uroj që sa më shumë gjyqtare e gjyqtarë të kemi në nivele të tilla.

Futbolli i Kosovës ka ecur para në çdo segment, falë përkushtimit dhe punës profesionale të të gjithëve.

Në këtë drejtim jemi duke krijuar edhe ekipin e gjyqtareve për futboll me stema të FIFA-s, teksa jemi në pritje të pajisjes me stemë të FIFA-s edhe të një ekipi tjetër të gjyqtarëve pas propozimit të bërë nga Komisioni i Gjyqtarëve në FFK”, shkruan Ademi në profilin e tij në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat