Kosova po bëhet me agjenci të Anti-Dopingut

Futboll

Kosova po bëhet me agjenci të Anti-Dopingut

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:59
Kosova po bëhet me agjenci të Anti-Dopingut

Në një të ardhme të afërt, Kosova do të bëhet me agjencinë anti-doping.

Këtë e ka bërë të ditur sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku.

Ai zbuloi se projektligji në fjalë është miratuar në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës.

Çeku tutje thotë se ky është një tjetër hap drejt zhvillimit të sportit.

"Po e përmbushim edhe një standard të rëndësishëm ndërkombëtar në sport, Kosova po bëhet me Agjencinë Anti-Doping

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës kemi miratuar projektligjin që rregullon anti-dopingun në sport. Ky projektligj parasheh rregullimin e organizimit, administrimit dhe funksionimit të sektorit anti-doping, përmes themelimit të Agjensicë Anti-Doping të Republikës së Kosovës.

Me themelimin e këtij institucioni jetik për të siguruar integritetin sportiv, funksioni anti-doping, nga një komision me kapacitete të kufizuara në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës, ngritet në nivel të agjencisë shtetërore.

Zotimi ynë për të zhvilluar sportin si sektor me integritet të lartë po përmbushet dita ditës", ka shkruar Çeku në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat