Partizani pa kapitenin në Europë

Futboll

Partizani pa kapitenin në Europë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 18:48
Mehmeti

Partizani luan të enjten në orën 18:00, ndeshjen e parë në Conference League (turi i parë) në transfertën gjeorgjiane ndaj Saburtalos.

Të kuqtë kanë nisur prej kohësh përgatitjet për këtë sfidë teksa synojnë të kualifikohen për në raundin e dytë, çka do të siguronte edhe më shumë të ardhura për klubin kryeqytetas.

Së fundmi, UEFA ka publikuar edhe listën e futbollistëve të federuar ndërsa bie në sy mungesa e kapitenit Alban Hoxha. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për ndonjë çështje në merkato, por portieri do të mungojë vetëm për arsye dëmtimi.

Në një prononcim për Supersport, Mehmeti theksoi se presidenti Demi i ka ofruar Hoxhës një kontratë të përjetshme duke lënë të nënkuptohet se palët nuk e kanë menduar kurrë ndarjen.

“Alban Hoxha mungon për arsye dëmtimi, presidenti Demi kontratën ia ka ofruar të përjetshme”, u shpreh Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat