Merxhani, rikthehet te skuadra e Struga Trim Lum

Futboll

Merxhani, rikthehet te skuadra e Struga Trim Lum

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:41
Merxhani

Zija Merxhani rikthehet në një fushë të njohur dhe në sezonin e ri do të veshë fanellën e skuadrës së Struga Trim Lum.

Mbrojtësi i majtë nuk kishte mundësi për të vazhduar kontratën me skuadrën e Shkëndjës, andaj vendosi që të firmos për skuadrën strugane.

Futbollisti 26-vjeçar ishte pjesë e Struga Trim Lum deri në vitin 2019, kur vendosi të kalonte te kampionët e atëhershëm në fuqi të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Struga Trim Lum ka angazhuar disa emra të njohur, ndërsa së shpejti duhet të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi edhe me një portier boshnjak.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat