Tare mund t’i thotë lamtumirë Lazios

Futboll

Tare mund t’i thotë lamtumirë Lazios

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 13:23
Tare mund t’i thotë lamtumirë Lazios

Pas përplasjeve me presidentin e Lazios, Claudio Lotito e ardhmja e drejtorit sportiv, Igli Tare te skuadra italiane mund të përfundojë.

Mollë sherri për debate mes dyshes drejtuese te Lazios është bërë ardhja e Angelo Fabiani, ish-drejtori i Salernitana.

Sipas “La Gazzeta dello Sport” drejtori shqiptar ka menduar seriozisht dorëheqjen nga skuadra, teksa ka hyrë edhe në vitin e fundit të kontratës me Lazion.

Në rast të një lamtumirë të Tares, opsionet sipas burimit në fjalë nuk mungojnë, pasi Federata Shqiptare e Futbollit është një mundësi reale për shqiptarin, ndërsa edhe Bundesliga gjithashtu ëhstë një pistë e mundshme, pasi ka luajtur si futbollist.

Mbetet të presim për të mësuar se cili do të jetë vendimi i Tares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat