Armando Broja do të fillojë bisedimet për të ardhmen e tij këtë javë

Futboll

Armando Broja do të fillojë bisedimet për të ardhmen e tij këtë javë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 07:38
Armando Broja

Armando Broja do të fillojë bisedimet me Chelsean lidhur me të ardhmen e tij.

Sulmuesi shqiptar thuhet se do të bisedojë këtë javë me klubin londinez mbi të ardhmen, pasi për lojtarin kanë shprehur interesim disa klube.

“Daily Mail” raportoi ditë më parë se Evertoni dhe West Ham United kanë shprehur zyrtarisht interesim për Brojën, një transferim që mund të realizohet për 30 milionë funte.

“LiverpoolEcho” tani ka raportuar se këtë javë do të diskutohet për të ardhmen e 20-vjeçarit. Thomas Tuchel dëshiron të provojë futbollistin në ndeshjet para-sezonale, por thuhet se ende nuk është e garantuar se shqiptari do të jetë pjesë e planeve të tij.

Trajneri i Evertonit, Frank Lampard, e sheh Brojën si zëvendësues të Richarlisonit, i cili është transferuar te Tottenham Hotspuri.

Ndërkohë, tash e një kohë anëtari i Kombëtares shqiptare është objektiv i West Hamit.

Armando Broja me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. Ai në sezonin e fundit ishte i huazuar te Southamptoni. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat