PSG siguron sulmuesin e kombëtares italiane

Futboll

PSG siguron sulmuesin e kombëtares italiane

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 11:11
Gianluca Scamacca

PSG është shumë afër sigurimit të Gianluca Scamacca. Sulmuesi italian është nën kontratë me Sassuolon, që do të përfitojë një shumë të majme nga shitja e tij.

GDS shkruan se drejtuesit e dy klubeve dhe agjenti i 23-vjeçarit kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kalimin e lojtarit të kombëtares italiane në “Parc des Princes” për 45 milionë euro + bonuse.

Scamacca do të firmosë një kontratë të gjatë me kampionët e Francës, nga e cila do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, shumë e destinuar të rritet nga sezoni në sezon.

Ndërkohë, klubi kryeqytetas ka rinovuar kontratën me Colin Dagba, mbrojtësin e djathtë. 23-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2025 dhe menjëherë është huazuar te Strasbourg.

Mbrojtësi anësor ka përfituar pak minuta sezonin e kaluar dhe zgjidhja më e mirë për dy palët ishte aktivizimi i tij për një vit te skuadra tjetër franceze, aty ku do ketë mundësinë të jetë një titullar fiks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat