Flet kapiteni i Iskrës: Do luajmë pa respekt

Futboll

Flet kapiteni i Iskrës: Do luajmë pa respekt

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:08
Flet kapiteni i Iskrës

Laçi luan sot ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës. Skudra e drejtuar nga Shpëtim Duro pret në “Elbasan Arena” ekipin e Iskras në një ndeshje të vlefshme për turin e parë kualifikues. Kapiteni i malazezëve është shprehur përpara ndeshjes se ekipi i tij ka bërë një punë të shkëlqyer, çka nuk i lë vend për dyshime se paraqitja do të jetë e mirë ndaj kurbinasve. Obradoviq tregon se te Iskra kanë anakizuar në mënyrën e duhur Laçin dhe se nuk do të tregojnë respekt në Elbasan, për të dalë të pamposhtur prej aty.

“Kemi bërë një punë të shkëlqyer në përgatitje dhe nuk ka arsye të mos prezantohemi në mënyrën më të mirë. Kemi filmuar dhe analizuar në detaje kundërshtarin me përshtypjen e përgjithshme se është një ekip shumë luftarak që nuk i shmanget vrazhdësisë dhe agresivitetit. Kjo është strategjia, sidomos në fushën e tyre. Sigurisht që rreziku më i madh për ne është nga krahu i majtë i Mazrekajt dhe sulmuesit afrikanë këmbëngulës nëse vijnë. Gjithsesi ne jemi fizikisht dhe mendërisht të gatshëm t’u përgjigjemi të gjitha tundimeve dhe të luajmë pa respekt.

Ne nuk duam t’i lëmë të ndiejnë respekt. as në fushën e tyre.

Ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë disa nga dobësitë e tyre të perceptuara. Nëse luajmë ashtu siç luajtëm kundër Slogës, ne kemi një shans në Elbasan. Ne kemi cilësinë dhe më e rëndësishmja përgjegjësinë kolektive për të përdorur një qasje serioze dhe maksimumin duke punuar shumë, të arrijmë qëllimin e dëshiruar, që është të kthehemi nga Shqipëria të pamposhtur dhe të fitojmë një vend në raundin e dytë në ndeshjen e kthimit”,ka thënë Ognjen Obradoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat