Origi flet si lojtar i Milanit

Futboll

Origi flet si lojtar i Milanit

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:59
Origi flet si lojtar i Milanit

Duke folur në konferencën për shtyp, sulmuesi i ri i Milanit, Divock Origi, ka analizuar edhe sfidën në distancë me Lukakun, i cili u rikthye në Serie A, në radhët e Interit.

“Ai është një lojtar i madh, ne e kemi njohur njëri-tjetrin që kur ishim fëmijë.

Fakti që ai ndodhet këtu është një lajm i mrekullueshëm për Serie A.

Do të jetë kënaqësi të kemi gjithë këtë cilësi këtu në Itali, ku ka lojtarë të këtij kalibri. Do të jetë një nder të luaj kundër tij”, është shprehur sulmuesi belg.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat