Dy gjigantët evropian në garë për yllin e Napolit

Futboll

Dy gjigantët evropian në garë për yllin e Napolit

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 16:26
Victor Osimhen

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen raportohet së është në ‘radarin’ e dy klubeve të mëdha evropiane.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, gjiganti gjerman Bayern Munich dhe ai anglez, Manchester United janë duke bërë garë për yllin e ‘napolitanëve'.

Nigeriani është rritur dukshëm viteve të fundit, sidomos në sezonin e fundit, duke ndezur interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

Kampionët e Gjermanisë dhe ‘Djajtë e Kuq’ mësohet së janë duke tentuar që të transferojnë Osimhen gjatë kësaj verë.

Ndryshe, sulmuesi nigerian po vëzhgohet edhe nga disa klube tjera evropiane, dhe brenda pak ditësh do të vendoset e ardhmja e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat