Xherdan Shaqiri feston fitoren e dytë rresht në Amerikë

Futboll

Xherdan Shaqiri feston fitoren e dytë rresht në Amerikë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2022 Në ora: 12:13
Xherdan Shaqiri feston fitoren e dytë rresht në Amerikë

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka arsye të jetë i lumtur me Chicago Fire.

Për herë të parë në katër muaj ka dy fitore radhazi.

Xherdan Shaqiri (30) po shijon një bum të vogël me klubin e tij Chicago Fire.

Skuadra fitoi dy ndeshje radhazi në Ligën e Futbollit të Amerikës së Veriut (MLS) për herë të parë që nga mesi i marsit. Një fitore 2:0 ndaj Torontos, u pasua nga një tjetër me 1:0 ndaj Seattle Sounders.

Shaqiri tregoi paraqitje të mirë dhe luajti standard. Chicago është tre pikë pas vendeve të playoff-it.

Futbollisti gjerman, Rafael Czichos, shënoi në minutën e 23-të për fitoren e madhe kundër Seattles.

Chicago tani renditet në pozitën e 12-të me 23 pas 21 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat