Vinicius komenton golin në finale të Champions League

Futboll

Vinicius komenton golin në finale të Champions League

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 00:45
Vinicius Junior

Vinicius Junior ka dhënë disa komente lidhur me golin që shënoi në finalen e Champions League kundër Liverpool.

Ylli brazilian ishte i vetmi që shënoi në finalen e sezonit të kaluar, duke i siguruar Real Madridit një tjetër trofe të Champions League.

Për ndjesinë që i dha goli në finalen e Parisit, Vinicius thotë se është diçka e papërsëritshme.

“Unë jam duke luajtur futboll për më shumë se 15 vite dhe kurrë nuk e di nëse do të luash në një finale, kështu që doja ta shijoja në maksimum”, ka thënë Vinicius.

“Të shënoja kundër Liverpool ishte një ndjenjë e papërsëritshme”, shtoi braziliani.

Vinicius Junior pritet që së shpejti të firmosë kontratën e re me skuadrën ‘Los Blancos’. Ai është nga pikat kyçe në formacionin e Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat