Kepa drejt klubit të madh italian

Futboll

Kepa drejt klubit të madh italian

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 16:05
Kepa

Portieri i Chelesas, Kepa Arrizabalaga raportohet se është afër transferimit të klubi të njohur italian, Napoli.

Kepa, i cili tashmë nuk e ka të sigurt vendin e titullarit tek ‘Blutë’ e Londrës, kërkon një sfidë të re në karrierën e tij.

Gazetari italian Gianluca DiMarzio raporton se ‘gardiani’ e Chelseat do të shkojë te Napoli në formë huazimi.

Madje, sipas tij, tashmë është arritur marrëveshja mes dy klubeve për huazimin e Kepa-s.

Kepa ishte transferuar nga Athletic Bilbao tek Chelsea për çmimin 80 milionë euro, por për shkak të paraqitjeve të dobëta, ai humbi vendin në ekipin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat