Manchester United planifikon ofertën e re për Arnautovicin

Futboll

Manchester United planifikon ofertën e re për Arnautovicin

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 17:03
Mark Arnautovicin dhe Eric Ten Hag

Manchester United është duke e kërkuar sulmuesin e Bolognas, Mark Arnautovicin.

Sipas gazetarit, Florian Plettenberg, është trajneri i skuadrës angleze, Erik ten Hag, që po insiston për transferimin e tij

Ten Hag thuhet se e dëshiron Arnautovicin në skuadër, kështu që Man United është gati për të rritur ofertën.

Edhe reprezentuesi i Austrisë gjithashtu e dëshiron kalimin në “Old Trafford” dhe ribashkimin me trajnerin holandez.

Dyshja kishin punuar së bashku për tre sezone te Twente – nga 2006 deri më 2009.

Kujtojmë se oferta e parë prej 8/9 milionë eurosh është refuzuar nga Bologna.

33-vjeçari me Bolognan ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat