Largimi i mundshëm i Dumfries dhe Skriniar

Futboll

Largimi i mundshëm i Dumfries dhe Skriniar

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 14:53
Largimi i mundshëm i Dumfries dhe Skriniar

Vijojnë tratativat në shtëpinë e Interit, teksa në ditët e fundit të merkatos nuk përjashtohet mundësia e operacioneve të rëndësishme.

PSG vijon të bëjë ofertën prej 50 milionë eurosh për të bindur zikaltrit, që dhe mund të dorëzohen në fund.

Nga ana tjetër një tjetër i sakrifikuar për të mbushur arkat mund të jetë dhe Denzel Dumfries, për të cilin ka interesim të madh nga Chelsea. Nëse do të ndodhin këta dy largime të rëndësishme, Interi ka gjetur dhe alternativat.

Emri i parë është Manuel Akanji nga Dortmundi, ndërkohë që opsioni tjetër është Alvaro Odriozola nga Real Madrid, si mbrojtës i djathtë. Gjithsesi duket e vështirë që këto operacione të ndodhin shpejt në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat