Prishtina përballet me Dukagjinin! Munishi: Të dalim në fushë me krenarinë më të madhe 

Futboll

Prishtina përballet me Dukagjinin! Munishi: Të dalim në fushë me krenarinë më të madhe 

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 19:05
Munishi

FC Prishtina e fillon të shtunën (13 gusht) një mision të ri. Skuadra “bardhekaltër” do ta nis edicionin e ri në futbollin e Kosovës me ndeshjen ndaj Dukagjinit të Klinës, sfidë e cila i takon xhiros së parë të BKT Superligës së Kosovës në futboll. 

Ndeshja në fjalë luhet nga ora 17:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. 

Prishtina do të startojë në këtë edicion me trajnerin prishtinas, Ismet Munishi që e ka bërë një skuadër të re, e të cilën e ka përgatitur tash e disa javë në Kosovë dhe në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut. 

Prishtina gjatë fazës përgatitore i ka zhvilluar edhe shtatë ndeshje miqësore ndërkohë që përgatitjet e fundit para duelit me Dukagjinin i ka kryer në fushën e KEK-ut në Obiliq teksa skuadra natën e së premtes do ta bëjë së bashku e karantinuar në Istog. 

Munishi për faqen zyrtare të klubit ka folur para ndeshjes dhe është shprehur optimist për sfidën ndaj Dukagjinit. 

"Gjendja e skuadrës është fantastike. Mund të them se kemi punuar shumë mirë fazën përgatitore dhe të gjithë e dhënë më të mirën e tyre.

Atmosfera në ekip është shumë e mirë. 

Në takimin e nesërm futemi me optimizëm të madh. Synimet e Prishtinës janë gjithmonë shumë të qarta, edhe në këtë takim shkojmë për fitore. Nuk kemi mungesa dhe të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Unë, stafi dhe futbollistët jemi krenar që jemi në klubin më të madh në vend. Të dalim në fushë me krenarinë më të madhe, t'i bëjmë krenar tifozët tanë “Plisat” me luftë dhe angazhim në fushë”, tha Munishi.

Mesazhi  i Munishit: “Kryesia, futbollistët, stafi, tifozët dhe të gjithë qytetarët duhet punuar të gjithë së bashku që ta kthejmë Prishtinën aty ku e meriton. Prishtina është e të gjithëve”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat