Nuhiu: Filluam keq. Ishim me vonesë

Futboll

Nuhiu: Filluam keq. Ishim me vonesë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 20:07
Nuhiu

Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në xhiron e parë ndaj Trepçës ’89 në udhëtim. 

Madje, bardhekaltrit ishin në disavantazh prej 2-0 pas pjesës së parë, por në 45 minutat e dytë arritën që nga “Riza Lushta” të kthehen me një pikë.

Trajneri Ardian Nuhiu ka thënë se fillimi i tyre ishte i dobët, por që ishin të kënaqur me mënyrën se si e përfunduan.

“Filluam keq. Ishim me vonesë dhe nuk luajtëm ashtu siç ne ishim përgatitur. Ishim të ngathët dhe krijuam pak raste”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Ne nuk realizuam më herët, ndërsa kundërshtari i shfrytëzoi mundësitë që i pati.

Pas gjithë asaj që shkoi keq, kishim edhe zëvendësime të detyrueshme”.

“Dhe kur e shoh përfundimin e ndeshjes, duhet të jemi të kënaqur”, ka shtuar më tej Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat