Januzaj në udhëkeryq

Futboll

Januzaj në udhëkeryq

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 15:07

Adnan Januzaj diku refuzoi Kombëtaren e Shqipërisë, por sot të gjithë e kanë harruar.

Sulmuesi është pa skuadër momentalisht, pasi i skadoi kontrata me baskët e Real Sociedad këtë verë dhe spanjollët nuk i ofruan rinovim, duke e nxjerrë në mes të “katër rrugëve”.

Pas pesë sezonesh në Spanjë, lojtari ka mbetur pa skuadër dhe pse është lojtar i lirë dhe kjo ka të bëjë me kërkesat e ekzagjeruara që ai kërkon.

Në fillim të merkatos ka pasur interes nga disa klube në La Liga dhe jo vetëm, por tani i vetmi opsion real është Genoa, në Serie B, në Itali.

Klubi italian i ka vendosur në “tavolinë” ofertën Januzaj-t i cili nuk ka shumë kohë në dispozicion për t’u menduar dhe drejtuesit e Genoa-s kanë ofruar shumë herë më pak se sa lojtari kërkonte në fillim të merkatos.

Me një CV të pasur në emra, si Manchester United, Dortmund, Sunderland dhe Real Sociedad karriera e Adnan Januzaj duhej të ishte shumë herë më ndryshe se sa realiteti e paraqet atë, pasi tani, karriera e Januzaj-t është në rënie të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat