PSG rikthehet me ofertë të re për Milan Skriniar

Futboll

PSG rikthehet me ofertë të re për Milan Skriniar

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 10:54
PSG rikthehet me ofertë të re për Milan Skriniar

Paris-Saint-Germain po vazhdon të këmbëngul në transferimin e qendërmbrojtësit të Interit Milan Skriniar.

Klubi francez kishte ofruar 65 milion euro për shërbimet e sllovakut javë më parë, ofertë kjo e cila ishte refuzuar nga Interi.

Drejtuesit e PSG-së më pas kishin ndërprerë bisedimet, por sipas “La Gazetta dello Sport”, ata janë rikthyer sërish në tavolinën e bisedimeve për të paraqitur një ofertë të re, por Interi tashmë i ka informuar se çmimi i lojtari është rritur edhe më shumë.

Skriniar, për Interin tashmë mund të konsiderohet i shitshëm vetëm nëse vjen një ofertë prej 90 milionë eurove, shifër të cilën PSG nuk duket se janë të gatshëm ta paguajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat