Galtier tregon situatën në kampin e PSG-së

Futboll

Galtier tregon situatën në kampin e PSG-së

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 00:50
Galtier

Përplasja e ndeshur mes Kylian Mbappe dhe Neymar në nd4eshjen e PSG-së ndaj Montpellier, që u mbyll me rezultatin 5-1, është kthyer në temë kryesore të medieve në Francë e jo vetëm.

Duke folur në prag të sfidës me Lille-n, që do të luhet të dielën, trajneri i parizienë zbuloi se si ka qenë situata gjatë kësaj jave në skuadrën e tij.

“Nuk ka shqetësim, është një fenomen i vogël…

Ne u takuam menjëherë për t’i zbutur gjërat dhe për të diskutuar gjithçka që duhej mes nesh. E them sinqerisht, java e përgatitjes për ndeshjen me Lille ishte e shkëlqyer. Ky problem i vogël u zhduk të nesërmen e ndeshjes…”-tha tekniku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat